UBT News

​Qeveria e Kosovës miratoi marrëveshjen për programin IPA 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2022.

Miratoi udhëzimin për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Ndërkohë caktoi 14 prillin si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Krahas kësaj, u ndanë 287 mijë euro për kompensimin financiar njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Exit mobile version