UBT News

​Qeveria diskuton veprimet e nevojshme për stabilitet energjetik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar ministrave të linjës të marrin veprimet e nevojshme për të siguruar stabilitet energjetik.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se për shkak të çmimeve të larta importi i energjisë është bërë i vështirë dhe me kosto të lartë. Një zgjidhje brenda ditëve e premtoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Kemi formuar një task-forcë teknike, kemi pasur takime bilaterale me homologët në rajon, për të parë mundësitë e ndihmës. Shumë shpejt brenda ditëve do të vijmë në qeveri për të tejkaluar këtë gjendje”, tha ajo.

Exit mobile version