Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin nacional Berat-Fier.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Velmish, ku një makinë përplasi punëtorin që merrej me sinjalistikën e rrugës, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima është shtetasi M. Lama 45 vjeç, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua disa minuta më vonë pasi u largua nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.