Javën e kaluar Interi dhe Juventusit u ballafaquan në stadiumin “Olimpico” në finalen e Kupës së Italisë të cilën “Neroazzurrët” e fituan me rezultat 4-2 pas vazhdimeve.
Gjatë ndeshjes kishte ndodhur një aksident që nuk ishte publikuar në media ku trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri u pa duke shpërthyer drejt pankinës së zikaltërve dhe nga kjo situatë ai u ndëshkua me karton të kuq.
Pas ndeshjes, në konferencë për media, Allegri kishte deklaruar se një zyrtar i Interit e kishte goditur, por gjithashtu kishte pranuar se reagimi i tij ishte i ekzagjeruar dhe se vendimi i gjyqtarit për ta përjashtuar ishte shumë i drejtë.
Në pamjet e publikuara tani nga mediat italiane shihet momenti i një përplasjeje të lehtë mes Allegrit dhe zyrtarit në fjalë nga e cila më pas eskaloi e gjithë situata.