Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.75 euro, ndërsa për benzinë është 1.40 euro.
Çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.72.