Derisa disa zyrtarë të ZRrE-së tashmë kanë dalë në pauzë, në këto momente, aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka mbyllur nën dry dy zyrat e ZRrE-së, duke i marrë pastaj çelësat e këtyre zyrave.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj me disa aktivistë po vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat e ZRrE-së, e siç kanë deklaruar vet, deri në publikimin e vendimit.
Pas ndaljes së disa siguresave nga protestuesit, serverët e kësaj Zyre janë jofunksionalë.