UBT News

​PSD aksion para KPK-së: Këshilli Prokurorial i Kurtit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili u miratua në lexim të dytë dje në Kuvendin e Kosovës. Sipas PSD-së, ky këshill do të jetë në kontrollin politik të kryeministrit Albin Kurti.

Në kundërshtim të kësaj, në hyrje të KPK-së, aktivistët e kanë vendosur një pllakë me mbishkrimin “Këshilli Prokurorial i Kurtit”.

“Ky këshill shumë shpejt do të jetë në kontrollin politik të pushtetit të Kurtit. Ky cenim serioz i pavarësisë së këtij institucioni bëhet në dëm të të drejtave fondamentale të njeriut. Kapja e sistemit prokurorial që i është bërë dje përmes ndryshimeve legjislative në kuvendin e Kosovës do t’i mundësojë pushtetit të realizojë arrestime spektakolare dhe damkosjen e çdo kundërshtari të këtij sistemi politik”, tha ai.

Sipas tij, vërejtjet nga Komisioni i Venecias dhe shoqëria civile lidhen mbi shqetësimet për kontroll politik.

“Me këto ndryshime, vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme siç është zgjedhja e prokurorit, kryeprokurorëve të prokurorëve si dhe çështjet disiplinore të prokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtaret jo prokurorë në këtë këshill. Amendamenti 9 i dorëzuar në lexim të dytë e vulos ndikimin e anëtarëve jo prokuror karshi anëtarëve prokuror në këtë këshill. Anëtarët jo prokurorë qe do të delegohem nga pushteti do të kenë një lloj veto mbi vullnetin që do ta kenë anëtarët prokurorë të këtij këshilli”, tha ai.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dje ka shprehur shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në, duke thënë se ai cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues. 

Exit mobile version