Posa ka përfunduar numërimin në bashkinë e Kulësit, ku fitues ka dalë kandidati i Partisë Socialiste me 11623 vota. Kurse kundërkandidati i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 9587 vota. Në dy bashki, Tiranë dhe Malësi e Madhe, ende nuk ka përfunduar numërimi, ndërkohë që në 59 bashkitë e tjera kanë rezultatet u mësuan ditën e djeshme.
Në Tiranë ka mbetur vetëm një nga 941 kuti votimi pa u numëruar por diferenca mes kandidatit socialist Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë” është shumë e thellë.
Veliaj duket që do të jetë kryebashkiaku i Tiranës edhe për 4 vitet e ardhshme duke konfirmuar mandatin e tretë radhazi në krye të bashkisë më të madhe në vend.
Sipas të dhënave nga KQZ, Veliaj ka marrë në total 158538 vota ose 54.69%, ndërsa Këlliçi ka marrë 100249 ose 34.58%.
Kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, renditet i treti duke pasur një avantazh prej më shumë se 1 mijë votash, ndaj Roland Bejkos, kandidati i Partisë Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Sot vijon numërimi i votave të këshillave bashkiakë ku vihet re që Partia Socialiste ka fituar shumicën e mandateve.
Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit duke marrë edhe bastionin 30 vjeçar të të djathtëve, Shkodrën, ndërsa opozita një humbje të thellë.
PS deri tani ka shënuar fitoren në 53 bashki, ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e Ilir Metës vetëm në 7 bashki. Ndërsa Partia Demokratike nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 14 bashkitë ku garonte duke dalë forcë e tretë.
Në 12 bashki nuk ka nisur numërimi për këshillia bashkiakë, në 46 bashki vijon numërimi ndërkohë që në 3 bashkitë ku identifikimi, votimi dhe numërimi ka qenë elektronik rezultatet kanë dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit
Bashkitë e fituara nga PS
Bashkia Elbasan fiton Gledjan Llatja
Bashkia Prrenjas fiton Nuri Belba
Bashkia Belsh fiton Arif Tafani
Bashkia Gramsh fiton Besion Ajazi
Bashkia Cërrik fiton Andis Salla
Bashkia Librazhd fiton Mariglen Disha
Bashkia Peqin fiton Bukurosh Maçi
Bashkia Kamëz fiton Rakip Suli
Bashkia Vorë fiton Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë fiton Edison Memolla
Bashkia Shijak fiton Elton Arbana
Bashkia Krujë fiton Artur Bushi
Bashkia Vlorë fiton Ermal Dredha
Bashkia Delvinë fiton Besmir Veli
Bashkia Konispol fiton Egest Dule
Bashkia Sarandë fiton Oltion Çaçi
Bashkia Selenicë fiton Nertil Bellaj
Bashkia Shkodër fiton Benet Beci PS
Bashkia Gjirokastër fiton Flamur Golemi PS
Bashkia Përmet fiton Alma Hoxha
Bashkia Dropull fiton Dhimitraq Toli
Bashkia Tepelenë fiton Tërmet Peçi
Bashkia Këlcyrë fiton Klement Ndoni
Bashkia Libohovë fiton Leonard Hide
Bashkia Dibër fiton Rahim Spahiu
Bashkia Mat fiton Agron Malaj
Bashkia Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
Bashkia Klos fiton Valbona Kola
Bashkia Lezhë fiton Pjerin Ndreu
Bashkia Tropojë fiton Rexhë Byberi
Bashkia Skrapar fiton Adriatik Mema
Bashkia Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
Bashkia Dimal fiton Juliana Memaj
Bashkia Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
Bashkia Fier fiton Armando Subashi
Bashkia Mallakastër fiton Qerim Ismailaj
Bashkia Lushnje fiton Eriselda Sefa
Bashkia Divjakë fiton Josif Goreja
Bashkia Roskovec fiton Majlinda Bufi
Bashkia Patos fiton Fation Duro
Bashkia Pustec fiton Pali Kolefski
Bashkia Kolonjë fiton Erion Isai
Bashkia Korçë fiton Sotiraq Filo
Bashkia Maliq fiton Gëzim Topçiu
Bashkia Devoll fiton Eduard Duro
Bashkia Durrës fiton Emirjona Sako
Bashkia Pogradec fiton Ilir Xhakolli
Bashkia Malësi e Madhe fiton Tonin Marinaj
Bashkia Kukës fiton Safet Gjici
Bashkia Konispol fiton Ergest Dule
Bashkia Berat fiton Ervin Demo
Bashkia Kurbin fiton Majlinda Cara
Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Himarë fiton Fred Beleri BF (50.12%)
Bashkia Pukë fiton Rrok Dodaj BF (58.13%)
Bashkia Fushë Arrëz fiton Hil Curri BF (58.99%)
Bashkia Memaliaj fiton Albert Malaj
Bashkia Mirditë fiton Albert Mëlyshi
Bashkia Has fiton Miftar Dauti
Bashkia Kavajë fiton Fiskin Qosja i BF
Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota, është pasuar nga Leonidha Hristo i “Bashkë Fitojmë” me 1854 vota.