UBT News

​Protestuesit serbë në Rudar: Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë

Qytetarë serbë nga veriu, vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, janë tubuar për protestën e paralajmëruar sot në Rudar, kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, bie në sy njëra parulla me dimensone të mëdha në të cilën shkruan në alfabetin cirilik ,“Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Vërehen qytetarë duke ardhur vazhdimisht në mënyrë të organizuar dhe nga vise të ndryshme, ndërsa protesta akoma nuk ka filluar zyrtarisht.

Exit mobile version