Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm sot kanë protestuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me gjendjen që sipas saj është aktualisht kjo ministri.
Ambasadori Albert Prenkaj tha se sot kanë dal të shprehin paknaqësitë e tyre dhe maospajtimin me zhvillimet e fundit në MPJD.
“Ajo qe po ndodh sot është e paprecedent që asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur, të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të një presioni ndaj secilit dhe i pamë kolegët tanë duke u larguar se janë të frikësuar. Në MPJD është instaluar jashtëligjshëm sistemi i frikësimit dhe shantazhimit”, tha ai.
Ai paraqiti edhe 14 kërkesa karshi MPJD e që disa nga to janë të ndërprerja e sulmit kundër aktviteteve sindikale, të vendosen në pozitë udhëheqëse të sekretarit të përgjithshëm dhe në pozita tjera bazuar në ligjin në fuqi dhe sipas hierarkisë, të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare qe kanë shkaktuar largimin e kolegeve nga puna, të ndërprehet përndjekja dhe seguracioni i diplomatëve më përvojë punë etj.
Në mbështetje të punëtorëve të MPJD ishin edhe përfaqësues të BSPK.