Qytetarët serbë kanë protestuar sërish sot (e hënë) në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq-Llune dhe të tjerëve.
Ata kanë marshuar këmbë nga përmendorja e “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, ndërsa kanë bartur flamuj serb, pankarta me mbishkrimet “Stop terrorit nga Kurti”, si dhe fotografi të Milenkoviqit ku shkruan “Nuk është fajtor”.
Në këtë protestë vërehet edhe pjesëmarrja e mantel bardhëve nga spitali i veriut të Mitrovicës.
Protesta po zhvillohet e qetë deri tani dhe nuk ka ndonjë incident.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër.