Me thirrjet “Qeveri- kompani private hap sytë punëtorët po shkojnë”, “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik kanë protestuar para komunës së Prishtinës.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se para se të nisë kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve.
Azemi tha se kërkesat e këtyre punëtorëve janë rritja e pagave dhe kthimi i këtyre punëtorëve nën menaxhim të punës. Ai theksoi se nëse deri në shkurt nuk plotësohen këto kërkesa, do të kërkohet nga punëtorët që ta lënë vendin e punës.