UBT News

​Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK: Jemi të diskriminuar

Ka nisur protesta e punëtorëve të sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Me dhjetëra protestues, me pankarta në duar ata janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata po protestojnë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se punëtorët fizikë janë të diskriminuar.

Ai theksoi se këta punëtorë janë dëmtuar rrënjësisht, meqë janë të shantazhuar e të shkelur.

“Në vitin 2007 është tenderuar paligjshëm ky departament. Kjo qeveri që është tani kur ishte në opozitë ishte njëzëri me neve. Këta tënderq në vazhdimësi po bëhen të paligjshëm. Protesta të këtij departamenti ka pasur në vazhdimësi, nuk është dëgjuar zëri dhe nuk është respektuar ligji. Qeveri e nderuar edhe sot këtu tenderohet paligjshëm. Unë kërkoj nga kryeministri që të anulohen këta tenderë të paligjshëm”, tha ai.

Aty u paralajmërua që do të ketë protesta edhe më radikale edhe brenda objektit të KEK-ut.

Exit mobile version