UBT News

​Propozimi i Isufajt për kryeprokuror të shtetit, Rohde i zhgënjyer: Kjo nuk është rruga përpara

Propozimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror i ri i shtetit ka ngjallur reagimin edhe të ndërkombëtarëve. Mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe amabsadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë vërtetë zhgënjyes ndërsa kjo nuk është rruga përpara.

Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ndërsa edhe organizatat si IKD, GLPS dhe FOL e kanë cilësuar propozimin e KPK si të papranueshëm.

“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese dhe jo rrugë përpara. Sidomos kur OJQ-të e njohura si IKD dhe GLPS kanë shprehur shqetësime të ngjashme”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së dhe u shpall si propozim për kryeprokuror të shtetit.

Ky vendim i Këshillit Prokurorial për propozimin e Isufajt në këtë pozitë i është dërguar për dekretim presidentes së Kosovës dhe pas dekretimit do të marrë zyrtarisht detyrën e tij.

KPK-ja vlerësoi se tërë procesi për emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, ka qenë objektiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci. 

Exit mobile version