UBT News

​Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë

Prokuroria Themelore e Ferizajt po vazhdon inspektimin në zonën e Brezovicës, ku po hetohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave.

Prokuroria bën të ditur se ky inspektim po bëhet në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Minisitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

“Ferizaj, 15 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në raportin e Prokurorisë Themelore Ferizaj.

Exit mobile version