13 personave të arrestuar nga aksioni “TOTO” në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar policor, iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren për të njëjtit do të kërkojë nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit.
Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, “Fajdeja” nga neni 331, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Sulmi” nga neni 184, “Detyrimi” nga neni 328 dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).