UBT News

​Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për kryeshefin e KEK-ut

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK),

Nagip Krasniqi u arrestua të mërkurën si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Exit mobile version