Prokuroria Speciale e Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ka bërë të ditur koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula.
Ajo ka thënë se për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës, informatat që kanë dispozicion aktualisht nuk mund t’i ndajnë me publikun për shkak se mund të dëmtohen hetimet, thuhet në një komunikatë për media.