UBT News

​Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar përsëri aksion në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet që nga mëngjesi dhe se për qëllim ka identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë.

“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, ka thënë Maloku duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Operacioni është duke u realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Exit mobile version