UBT News

​Prokuroria përfundoi intervistimin e dëshmitarit të pestë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të pestë të mbrojtur, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë intervistimit, i cili ka filluar dje, vetëm një pjesë e dëshmisë është dëgjuar në seancë të hapur për publikun.

Dëshmitari i cili mban kodin 3165 ka folur për një rast në të cilin pretendon se disa persona me maska i kishin marrë të afërmit. Ai ka thënë se i kishte përcjellë ata persona derisa të njëjtit, sipas tij, kishin nxjerrë nga vetura të afërmit e tij. Por dëshmitarit, babain e tij kishin vazhduar t’ia mbanin brenda.

“Pasi e kam marr kerrin e kam marr edhe armën dhe i kam ly kerrit pas, që i kanë marr të afërmit e mi me maska. Edhe në dalje të fshatit i kishin zbrit dy të afërmit e mi nga makina edhe vetëm babën e kishin lënë brenda në makinë”, ka thënë dëshmitari.

Sipas dëshmitarit, vendi për të cilin po flasin ishte nën kontroll të UCK-së. Pas kësaj, prokurorja Deborah Mayer kërkoi që seanca të vazhdojë private.

Exit mobile version