Paraditen e së kësaj të marte në komunën e Vitisë u plagosën tre persona, ku njëri nga ta ndërroi jetë.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë treguar se e gjithë kjo ndodhi rreth orës 11:00, ku pati gjuajtje me armë zjarri.
Tashmë është arrestuar i dyshuari E.R dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ’Vrasja e rëndë’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatën e Prokuror Themelore të Gjilanit.