UBT News

​Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunim të të miturave

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve E.N dhe M.H, për veprën penale të dhunimit.

E.N, dyshohet se më 04 tetor 2022 në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur. Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të dalë nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici.

Në rastin tjetër, i dyshuari M.H, më 04 tetor 2022, në Gjakovë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e cila është e mitur. I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici.

Exit mobile version