Është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zonën e Brezovicës.
“Ferizaj, 04 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajit.
Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.