Është ndaluar për 48 orë F.B që sulmoi një grua në një market në Prishtinë mbrëmjen e së hënës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatën për medie të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Mbrëmë u publikua edhe video kur F.B ushtroi dhunë ndaj një gruaje.