Prokuroria Themelore në Pejë, në periudhën kohore janar-mars të këtij viti, ka ngritur gjithsej 15 aktakuza, kundër 15 personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në një komunikatë për medie nga Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 (nëntëdhjetenjë) aktakuza, kundër 96 (nëntëdhjetegjashtë) personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.
Kurse tri aktakuza janë ngritur ndaj tre personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit.