Pa përkrahjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është procedurë për seanca Projektligji për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Pro këtij projektligji ishin deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, bashkëpartiakja e tij, Floretë Zejnullahu dhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj. Por nuk u përkrah nga deputeti opozitar nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.
Qëllimi i këtij projektligji është falja e masave ndëshkimore të shqiptuara nga institucionet e Kosovës si dhe përcaktimi i procedurave në lidhje me formën e këtyre masave.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, propozuesi i këtij projektligji, Nol Nushi adresoi kritika për trajtimin e këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.