Drejtori i Institutit “KIPRED”, Lulzim Peci ka përgëzuar Komunën e Prishtinës për dekorimin e qytetit me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë. Peci ka thënë se kjo është përkrahje e lirisë kundrejt tiranisë dhe robërisë.
“E përgëzoj Komunën e Prishtinës për stolisjen e qytetit me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në njëvjetorin e agresionit të Rusisë! Solidarizimi me Ukrainën sot është përkrahje e idesë se lirisë kundrejt tiranisë dhe robërisë!”, ka shkruar Peci në Facebook.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës para disa ditësh ka dekoruar vendkalimet dhe rrethojat në qytet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës si dhe ka paraparë një numër aktivitetesh për ditën e nesërme, në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë.