Në kuadër të samitit të Brdo-Brijuni që ka nisur punimet sot në Slloveni, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Në margjinat e takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni, u takova me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq. Diskutuam për zhvillimet aktuale në Evropë dhe rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë themelore të bashkëpunimit që synon promovimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Twitter.