UBT News

​Presidentja Osmani nis takimin me kryetarin e Rahovecit

Ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kjo vizitë nga e para e shtetit, është në kuadër të vizitave në komunat e vendit.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të tij.

Pas këtij takimi në orën 11:30, Osmani, do ta vizitojë shkollën SHFMU “Liria” në Fortesë e Rahovevit. Ndërsa në ora 12:00 do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit të 22-të festë së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.

Exit mobile version