UBT News

​Presidentja Osmani nderon viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Në aeroportin e Shkupit tashmë kanë arritur trupat e 45 viktimave të aksidentit që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari.

Në ceremoninë e pritjes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë edhe homazhe tek trupat e pajetë. Pranë trupave të pajetë u vendosen kurora lulesh me mbishkrim “I përjetshëm kujtimi për ju”.

Nderime pranë trupave të viktimave bëri edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev. Lule në nderim të viktimave vendosi edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kujtojmë që më 23 nëntor në autostradën e Strumës u aksidentua autobusi i “Besa Trans” me 52 pasagjerë, ku prej tyre 45 persona humbën jetë dhe 7 të tjerë u lënduan.

Sipas ekspertizës së re bullgare, të enjten u tha se bankinat në pushimoren e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e “Besa Trans” kanë qenë të vendosura gabimisht.

Exit mobile version