Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me nderime të larta shtetërore presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.
Pas takimit dypalësh, Osmani bashkë me homologen e saj do të mbajnë konferencë për medie.
Kjo është vizita e parë e presidentes hungareze në Kosovë.
Ndryshe, Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.
Novak, 44-vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orban dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë dhe Familjes.