I janë gjetur dosje të tjera të klasifikuara presidentit amerikan, Joe Biden. Teksa grupi i parë i dosjeve u gjendën në zyrën e mëparshme të presidentit Biden në një institut kërkimor në Uashington DC, vendi i grupit të dytë të dosjeve ende nuk është bërë me dije.
Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë. Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për grupin e sapo zbuluar. Sakaq, Komiteti po nis hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij, duke përfshirë një kërkesë që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë dokumentet dhe komunikimet në lidhje me dosjet e klasifikuara.
Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së pas kohës së administratës në detyrë.
Biden tha të martën se ishte “i befasuar” nga zbulimi i të dhënave dhe po “bashkëpunonte” me shqyrtimin e departamentit të drejtësisë. Polemika vjen pasi presidenti demokrat përballet me shqyrtimin e një mazhorance të re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.