UBT News

​Presidenti slloven vjen në Kosovë

Presidenti slloven, Borut Pahor do të vijë sot pasdite për vizitë në Kosovë. Pahor pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ndonëse deri më tash nuk është bërë e ditur agjenda. 

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës. Ai po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.

Exit mobile version