UBT News

​Presidenti Meta u takua me Haradinajn

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot qysh në mëngjes ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Pas Haradinaj, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të takohet edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca dhe liderin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Exit mobile version