Me ceremoni shtetërore presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.
Pas takimit ku mediat mund të marrin vetëm pamje, Osmani dhe Meta do të kenë edhe konferencë të përbashkët për medie.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në orën 11:05 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kurse në 11:50, Meta do të adresohet me një fjalim në një seanca të veçantë para deputeteve të Kuvendit.
Në 12:15 presidenti shqiptar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Kosovës me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.