UBT News

​Posedim i armës dhe sulm, Policia arrestoi katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar për posedim e përdorim të armës, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe vetëgjyqësi. Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës mëngjesin e së dielës.

Katër personave u janë bastisur edhe pronat si dhe konfiskuar armët automatike.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike me karikator dhe 8 gëzhoja. Lidhur me rastin është bërë edhe bastisja e pronave të personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Exit mobile version