Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, njoftoi sot se i është dorëzuar një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme polake për dëbimin e 45 diplomatëve rusë.
Andrejev tha se ai nuk ishte në mesin e personave që u shpallën “person non grata” dhe se do të qëndronte në Varshavë.
“Më është dorëzuar një notë nga Ministria e Jashtme polake për dëbimin e 45 punonjësve në misionin tregtar të ambasadës ruse, për shkak të aktiviteteve që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës”, u tha Andrejev gazetarëve pasi u largua nga Ministria polake.
Zëdhënësi i koordinatorit të shërbimeve të inteligjencës polake, Stanislaw Zarin, njoftoi më herët sot se Agjencia polake për Sigurinë e Brendshme përgatiti një listë me 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh dhe kërkoi dëbimin e tyre nga vendi.
“Këta janë njerëz që punojnë nën statusin diplomatik, por në fakt po kryejnë aktivitete të inteligjencës kundër Polonisë”, tha Zarin.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në përgjigje të njoftimit të dëbimit se Rusia do të përgjigjet në mënyrë adekuate.