UBT News

​Policia po i asiston kryetarët në veri që të futen në objektet e komunave

Pas lëshimit të sirenave të alarmit në komunat veriore, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim duke thënë se është duke i asistuar kryetarët e komunave për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare.

Policia ka deklaruar që sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, po ndërmerr veprime në ofrim të sigurisë dhe ruajtje të rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Kosovës(PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, ka shkruar Policia. 

Në veri të Mitrovicës është ndezur alarmi për t’u mbledhur qytetarët para komunave ku janë zgjedhur kryetarët kosovarë.

Exit mobile version