Që nga data 1 gusht 2022 e deri më sot, policia e rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tyre dhjetë dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare.
Policia konform detyrimit ligjor obligohet që në rastet e tilla të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Policia apelon të gjithë qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa incidente.