UBT News

​Policia në Zaplluzhë sekuestron pesë armë dhe një sasi municioni

Në fshatin Zaplluzhë të Dragashit, policia kontrolluar shtëpi e objekte të një të dyshuari i moshës 49-vjeçare. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë dhe një sasi e madhe e municionit si dhe disa pajisje shtesë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacion të Policisë në Dragash dhe është intervistuar nën prezencë të avokatit mbrojtës. Kundër të dyshuarve është hapur rast për veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar në mbajtje policore për 48 orë.

Exit mobile version