Komandantët e stacioneve policore në Ferizaj, Shtërpcë dhe Hani Elezit, kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e komunës.
Sipas Policisë, në këto takime, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në këto komuna, e cila është vlerësuar të jetë e qetë, stabile dhe e menaxhuar, nuk ka ndonjë informacion që do të rrezikonte situatën e sigurisë në këto komuna, por është e nevojshme që të merren masa shtesë për respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë:
“Respektimi i Ligjit për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale, respektimi i rregullores së komunave lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronimisë, respektimi i ligjit për të huajt (pronarët e hoteleve dhe moteleve janë të detyruar të regjistrojnë klientët e tyre që vijnë nga jashtë – shtetasit e huaj), lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë, që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë, si dhe parkingjet e parregullta të automjeteve. Policia i ka njoftuar të gjithë, se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive negative, që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunave përkatëse dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë. Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që kjo verë të kalojë me sa më pakë incidente. Policia fton qytetarët për bashkëpunim. Nëse kanë informacione për personat/lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike, që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, por nëse kanë i formacione edhe rreth kriminalitetit në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.