Policia e Gjakovës ka njoftuar se sot më datë 14 shtator 2022, në fshatin Rracaj njësia e antidrogës kanë kanë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në shtëpinë e një të dyshuari.
Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm.
Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike. Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 14.09.2022, në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë, të asistuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës Rajonale pranë drejtorisë rajonale në Gjakovë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri (33) bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale dëshmitë si në vijim:
• Dëshmia D#1 – Një sasi e substancës narkotike e dyshuar si marihuanë, e cila ishte duke u terur me peshë rreth 448 gram,
• Dëshmia D#2 – Një qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë rreth 112 gram, e cila është gjetur në veturën e të dyshuarit,
• Dëshmia D#3 – Një peshore elektronike,
• Dëshmia D#4 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike dhe
• Dëshmia D#5 – Mostër nga bima e dyshuar narkotike.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore.