UBT News

​Policia ndihmon dy familje të bllokuara nga bora në bjeshkët e Rugovës

Policisë Kufitare ”Perendimi” në Gjakovë i ka dalë në ndihmë dy familjeve të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

Sipas Policisë, më datën 12 dhjetor 2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

“Patrulla kufitare, menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’iu dhënë ndihmë atyre. Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin. Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit çdoherë dhe në çdo kohë ku e kërkon nevoja.

Exit mobile version