Policia kufitare në Kaçanik gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një veture ka gjetur dhe sekuestruar 35 mijë e 600 dollarë amerikanë dhe 6 milionë e 653 mijë e 590 dinarë të Serbisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 20:20, kur policia sipas analizës së riskut dhe informatave, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit “Audi” me inicialet N.A., (1961), shtetas i Serbisë.
Sipas procedurave të parapara, policia kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.