UBT News

​Policia kontrollon disa biznese të argjendarisë në Gjilan, konfiskon sasi ari e argjendi

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka kryer kontroll në pesë pika-biznese të argjendarisë në Gjilan. Janë konfiskuar sasi ari dhe argjendi në dy prej tyre.

Policia njofton se dy persona të dyshuar janë intervistuar. Rasti është iniciuar si tregti e ndaluar.

“Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version