Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë konfiskuar një armë të ftoftë, thikë. Arma ishte gjetur në valixhen e një të dyshuari, shtetas i Gjermanisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:15. Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt. Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.