Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje (e enjte) rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Vushtrri, me ç’rast i arrestuar ka mbetur një 38-vjeçar.
Njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, ku kanë konfiskuar edhe armën e zjarrit.
“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit ‘Zoraki’. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.