UBT News

​Policia kërkon Slavisha Filiqin, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur, i kërkuari është Slavisha Filiq, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Exit mobile version