Vetura e një kompanie sigurimi e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë është grabitur nga persona të armatosur. Ata grabitën paratë e kompanisë duke ikur më pas në drejtim të panjohur. Policia raporton se nga kjo grabitje nuk ka të lënduar.
Policia njofton se të dyshuarit i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira.
“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
20 metra larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një armë e cila është përdorur gjatë grabitjes.