UBT News

​Policia e zë në flagrancë një person duke e grabitur një tjetër

Policia sot ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte duke kryer një rast të grabitjes në proces përball një lokali afarist.

Policia ka arritur ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin K.B., i cili nën kërcënimin e thikës që po e mbante, tentonte që viktimës V.S., t’ia grabiste një shumë të caktuar të parave.

“Sot, rreth orës 11:50 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën ” Vëllezërit Gërvalla ” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave .Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.

Exit mobile version